“Audi” përplas këmbësorin në aksin Korçë-Pogradec/ 64 vjeçari humb jetën në vend, ja emrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aksident me vdekje në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në aferësi të fshatit Pirg kur automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin Amarildo Rushi nga Librazhdi, ka përplasur me pasojë vdekje Festim Zaçellari, 64 vjeç, banues në Pirg.

 

Policia bën me dije se 64 vjeçari ka qenë duke ecur në anë të rrugen nacionale kur është përolasur nga mjeti Audi i cili po levizte nga Korça në drejtim të Pogradecit.

 

Advertisement

Goditja ka qenë aq e fort sa 64 vjeçari ka gjetur vdekjen në vend.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të ketij aksidenti aksidentit. Burime të grupit të hetimit thanë se drejtuesi i mjetit ka qenë duke levizur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të një kryqëzimi që ka mungesë driçimi.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

 

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy