Autobusi i linjës Prishtinë-Graz përmbyset në Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autobusi i linjës Prishtinë-Graz përmbyset në Serbi

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së martës në Austri, ku një autobus i linjës Prishtinë-Austri është përmbysur dhe për pasojë 9 pasagjerë janë lënduar.

Sipas të dhënave, aksidenti ka ndodhur në Kupci të Madh afër Krushevcit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate bën me dije se një zyrtar i lartë i zyrës ndërlidhëse ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes dhe pasagjerët e tjerë u transportuan me një tjetër autobus.

“Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, thotë ndër të tjera kjo komunikatë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy