Autorë të tre vjedhjeve në Pogradec, policia arreston dy të rinjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autorë të tre vjedhjeve në Pogradec, policia arreston dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Pogradec, pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes, kryer në bashkëpunim.

Operacioni u finalizua nga komisariati i Pogradecit, pasi këta dy persona kanë kryer 3 vjedhje në qytet.

Sipas informacioneve, mësohet se D.K. 32 vjeë, dhe N.P. 35 vjeë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, ruanin banesa dhe në momentin që brenda tyre skishte asnjë familjar, ata hynin dhe vidhnin pajisje elektroshtëpiake.

Të treja vjedhjet janë kryer brenda një periudhe një mujore, ndërsa disa prej këtyre pajisjeve janë sekuestruar nga policia. Do të jetë prokuroria që do të vijojë veprimet lidhur me këtë rast./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy