Autostrada që s’po mbaron, Malit të Zi i duhen edhe të paktën 1 miliard euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autostrada që s’po mbaron, Malit të Zi i duhen edhe të paktën 1 miliard euro

Mbetet ende e paqartë se si do të financohet autostrada e cila deri tani i ka kushtuar Malit të Zi gati 1 miliard dollarë. Qeveria malazeze ka marrë kredi nga Kina për ndërtimin e një rruge që shtrihet nga porti i Barit në Adriatik deri në kufirin verior me Serbinë. Por pas gjashtë viteve hapje tunelesh e ngritje urash, ka mbaruar vetëm një e treta e punës.

Janë shpenzuar 944 milionë dollarë dhe do të duhen të paktën 1 miliard të tjera për seksionin e mbetur, që ministri i Infrastrukturës, Mladen Bojaniç, thotë se nuk e di ku t’i gjejnë.

“Po ndaluam në këtë pikë, pa gjetur mënyra për të financuar vazhdimin e punës, atëherë do të krijimin një problem të madh për shtetin. Do të kishim një borxh të madh dhe nuk do korrnim përfitimet ekonomike të autostradës. Pikëpyetjet për financimin janë frika ime më e madhe,” tha Bojanic.

Prodhimi i brendshëm bruto i Malit të Zi është më pak se 5 miliardë euro, ndaj nuk ka të ardhurat për ta financuar i vetëm projektin.

Advertisement

Qeveria aktuale thotë se projekti ka qenë i problematik prej fillimit, se tarifat e parashikuara për të nuk mbulojnë as kostot e mirëmbajtjes.

“Po të përdor autostradën, seksioni nga Kolashini në Podgoricë do më kushtojë 12 ose 13 euro, ndërsa sot vajtje-ardhje më shkon 7 euro. Pra do jetë dyfishi më e shtrenjtë. Do e përdor vetëm për kënaqësi, ose në rast moti të keq ose kur jam shumë vonë,” tha Zeljko banor i Kolashinit.

Mali i Zi ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian për të shlyer borxhin ndaj bankave, pasi në arbitrazh do i dorëzonte Kinës bashkë me gjyqin, edhe disa asete shtetërore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy