Avionë, helikopterë dhe dronë, përurohet baza e NATO-s në Kuçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avionë, helikopterë dhe dronë, përurohet baza e NATO-s në Kuçovë

Shqipëria dhe NATO rihapën sot bazën ajrore të Kuçovës, pas vitesh të tëra përpjekjesh për të rikthyer në jetë një nga pikat strategjike mbrojtëse. Në ceremioninë e inagurimit  ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti Begaj, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e diplomatë dhe përfaqësues të lartë të aleancës veriatlantike.

Baza  e Kuçovës do të shërbejë  si një aset për rajonin dhe është një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se rëndësia e kësaj baze shkon përtej kufijve të Shqipërisë në një kohë kur bota po dëshmon agresionin rus ndaj Ukrainës.

Rama: Kjo bazë është e transormuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Kjo është një bazë e cila është element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet e Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtëritjes dhe rritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore.

Advertisement

Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke vënë theksin te rreziku rus tha se cdo gjë mund të pritet nga fronti i lindjes! Prandaj e vetmja formulë fituese ne tavoline është bashkimi i forcave dhe kapaciteteve mbrojtese.

Peleshi: Mbi këtë pistë, MIG-u i fundit ka fluturuar pothuaj 19 vite më parë. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve NATO, mbrojtësve të qiejve tanë, në dekadën më të rrezikshme të historisë moderne të rajonit dhe të mbarë Europës. Pozicioni gjeografik i favorshëm mund ta kthejë këtë vend në një nyjë lidhëse të vlefshme për të gjitha vendet e rajonit tonë. Në këtë kontekst, ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund të japë për vendet fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë, por edhe më të përkushtuar se kurrë për të qenë në lartësinë e duhur përballëçdo situate.

Ndrësa  i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane,  David Wisner teksa vlerësoi angazhimin e shtuar të Shqipërisë në Aleancë, u shpreh:

Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë, për të zgjeruar më tej angazhimin në NATO. Pres me padurim rritjen dhe kontributin e vazhdueshëm. Ne jemi më të bashkuar dhe më të fortë së bashku. Nato qëndron si alenca me e suksesshme, sot ajo është më e madhe me e fortë me burime me te mira pavarësisht sfidave.

Advertisement

Cermonia u pasua nga demostrimi i avionëve lulfatarake, helikopterëve dhe droneve Bayraktar. .

Për bazën e Kuçovës, nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Vendi yne ka marrë përsiper ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës, si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy