Avokatët e SPAK kërkojnë pezullimin nga detyra për anëtarin e KLGJ

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avokatët e SPAK kërkojnë pezullimin nga detyra për anëtarin e KLGJ

Shoqata e Anëtarëve Antikorrupsion ka kërkuar pezullimin nga detyra të anëtarit të KLGJ-së, Alban Toro.

 

Përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ata e akuzojnë Toron për “falsifikim dokumentesh” dhe “deklarim të pavërtetë”.

 

Advertisement

Sipas tyre, Alban Toro dyshohet se ka dorëzuar dokumente të falsifikuara për t’u zgjedhur anëtar i KLGJ, duke mashtruar me vitet e tij të punës. Për këtë, avokatët e SPAK pretendojnë se zgjedhjea e Toros si anëtar i KLGJ-së është bërë në mënyrë të paligjshme.

 

“Në kushtet kur nga Gjykata është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal sipas kallëzimit e shikojmë të arsyeshme pezullimin nga detyra të shtetasit Alban Toro deri në përfundimin e hetimeve pasi vendimet që do merren prej tij në kuadër të ushtrimit të detyrës mund të cënojnë interesat e gjyqtarëve në vendimmarrje sipas ligjit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, shkruhet në shkresë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy