Babai i gjyqtares në lot: Nipi autik sot ka ditëlindjen, ikën në punë me autobuz, shoqet me X5

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Babai i gjyqtares në lot: Nipi autik sot ka ditëlindjen, ikën në punë me autobuz, shoqet me X5

Babai i gjyqtares Enkelejda Hoxha e arrestuar me akuzën e korrupsionit për lirimin e të burgosurve në gjykatën e Krujës, kundërshtoi fort akuzat që janë ngritur ndaj vajzës së tij. Madje Belul Hoxha thotë se vajza e tij gjyqtarë është kërcënuar nga njerëz brenda gjykatës.

 

Enkeleda është kërcënuar nga njerëz brenda gjykatës. Shoqet e saj vijnë me X5 dhe ajo ikën me bidonat e qumështit në punë. E bën 19 vjet rrugën Tiranë-Krujë me autobus.

 

Advertisement

Babai i gjyqtares thotë se për vite e vite me radhë institucionet e drejtësise kanë refuzuar kërkesat e vazhdueshme që Enkeleda të transferohej nga Gjykata

 

Vajza ime bëri 19 vjet atje, kush gjyqtar ka ndejtur në një gjykatë 19 vjet? I kam 35 telegrame që ka kërkuar vajza transferim. Si paska për tre kryetarë gjykatash e nuk ka për vajzën time? Ajo ka një fëmijë 19 vjeç autik që sot ka ditëlindjen. I uron gjyshi dhe do të mbahem unë deri sa ta mbaj atë fëmijë që ta shohë nënë të lirë .

 

Advertisement

Më herët edhe vajza e gjyqtares mohoi akuzat dhe shtoi se mamaja e saj ishte detyruar që të jepte dënime në favor të të dënuarve për vepra të rënda.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy