Babai përdhunon vajzën e tij në Finiq/ 24-vjeçarja e rritur në shtëpinë e fëmijës ishte bashkuar para një muaji me të atin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Babai përdhunon vajzën e tij në Finiq/ 24-vjeçarja e rritur në shtëpinë e fëmijës ishte bashkuar para një muaji me të atin

Një 57-vjeçar në Finiq i identifikuar si Ramazan Rroko është arrestuar nga policia, pas një denoncimi të bërë nga vajza e tij për përdhunim.

 

Policia njofton se vajza e tij 24-vjeçe e ka akuzuar se babai ka kryer marrëdhënie me të në banesën e tyre.

 

Advertisement

Po këto shërbime bënë ndalimin e shtetasit R. Rr., 57 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, pasi ka kallëzuar vajza e tij 24 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në banesën e tyre”, njofton policia.

 

Por pas arrestimit të 57-vjeçarit janë zbardhur të tjera detaje. Pas divorcit të prindërve, vajza ishte rritur në shtëpinë e fëmijëve në Durrës dhe prej një muaji ajo jetonte në një shtëpi që e kishte marrë me qera në fshatin Dërmish me babain e saj.

 

Advertisement

Fillimisht kanë qenë banorët aty pranë që kanë vënë re veprime të dyshimta, duke lajmëruar menjëherë policinë.

 

Pas marrjes së denoncimit, uniformat blu nisën investigimin dhe më pas ka qenë 24-vjeçarja ajo që ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht me të.

 

Advertisement

Ndërkohë që e ëma e vajzës jeton mësohet se jeton në një fshat të Lushnjes, e cila ka probleme të shëndetit mendor.

 

Deri para një muaji vajza qëndronte në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Sipas deklaratës së 24 vjeçares abuzimi ka ndodhur në ditë të ndryshme, gjatë muajit që ka qëndruar me të atin në banesën që kishin marrë me qera në fshatin Dërmish të Finiqit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy