Balanci tragjik me 3 viktima e 2 të plagosur, si nisi konflikti mes familjeve në Klos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balanci tragjik me 3 viktima e 2 të plagosur, si nisi konflikti mes familjeve në Klos

Ka përfunduar me një balanc tragjik një konflikt mes disa të rinjëve në qytetin e Klosit. 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në qendër të qytetit Klos. Dyshohet se fillimisht në konflikt janë përfshirë të rinjtë, ndërsa kanë shkuar në një lokal për tu sqaruar bashkë me prindërit e tyre.

 

Advertisement

Në një moment konflikti ka degraduar në ofendime e sharje, ndërsa më pas një nga autorët e dyshuar ka shkuar dhe ka marrë armën duke qëlluar drejt katër personave të tjerë të fiseve Shira e Hasula.

 

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë Liri e Kenado Shira 46 e 17 vjeç, babë e bir si dhe të plagosur Eglantin e Renato Hasula. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

 

Advertisement

Në vendin e ngjarjes mbërritën prokurorët e Matit si dhe drejtues të Policisë në Qark.

 

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër Dhimitraq Ziu tha se janë arrestuar 2 nga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes, Fatmir e Besnik Mjeshtri, ndërsa i dyshuari tjetër Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë pranë banesës së tij në fshatin Dars.

 

Advertisement

Klos/Informacion paraprak

Në qytetin e Klosit, dyshohet se shtetasi F. M., 39 vjeç, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin K. Sh., 17 vjeç, si dhe kanë plagosur shtetasit I. Sh., 46 vjeç (babai i 17-vjeçarit), R. H., 14 vjeç dhe E. H., 39 vjeç (babë e bir).

Të tre të plagosurit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi I. Sh. ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë rrethuar zonën, kanë bllokuar hyrje-daljet e qytetit të Klosit dhe kanë ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe në ambiente të tjera.

Advertisement

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të pajetë, dyshohet të vetëvrarë, autorin kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. M., 39 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, vijon punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy