Balla: Incidentet në Elbasan të organizuara nga Basha, kishte mbledhur 100 rrugaçë në ditë feste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla: Incidentet në Elbasan të organizuara nga Basha, kishte mbledhur 100 rrugaçë në ditë feste

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e lagjes 11 Nëntori në Elbasan.

Balla, raporton Vizion Plus, iu rikthye incidenteve të Ditës së Verës në këtë qytet ku militantet e PD dhe PS u përplasen në bulevard.

Përfaqësuesi socialist tha se gjithcka isht e mirëorganizuar nga selia blu.

 

Advertisement

Elbasanin e karakterizon gjithmonë mikpritja por ajo që Partia Demokratike ka në plan të organizojë kudo nëpër Shqipëri, se nuk është vetëm Elbasani por turpi i tyre ishte që organizuan atë anti-miting të turpshëm në kushtet e një feste. Pra, kur shkon diku për festë unë nuk di që duhet të shkosh me flamuj, të hypur nëpër makina dhe që pastaj të flasësh ti në emër të popullit. Festën dje e kishte populli i Elbasanit. Jo pa qëllim, ne anulluam çdo lloj aktiviteti politik sepse dje ishte një festë dhe në festë nuk bëhet politikë. Pastaj, nja 100 stereotipe të ngjashme me Ilir Metën apo me Sali Berishën, filluan jo vetëm thirrjet e karakterit politik por edhe thirrje me mungesë të theksuar të kulturës dhe shprehje kuptimplota të rrugaçërisë. Megjithatë, unë uroj që demokratët e thjeshtë dhe të ndershëm të Elbasanit, të distancohen nga ajo ngjarje.

 

Balla këmbënguli se organizator i incidenteve ishte Basha për shkak se kryedemokrati kishte mbledhur shumë njerëz në takimin e tij, për më tepër në kohë pandemie.

 

Advertisement

Organizator ishte Basha. Ai ishte organizatori sepse të mbledhësh njerëz dhe t’i çosh kundër partisë tjetër është e papranueshme. Bëj takimin tënd, fol çfarë të duash ti, thirr si të duash ti por tjetri ka të drejtën e vet. Ne për të respektuar kushtet e Covid-it, unë nuk kisha ftuar as deputetët, ishim vetëm Kryeministri Rama, unë, Evis Kushi, ministrja, kryetari i bashkisë, kaq sepse aq lejon ligji. S’mund të mbledhim më shumë njerëz dhe gjithë të tjerët aty ishin njerëz që ishin pjesë rastësisht të festës. Ndërkohë, ato mbledhin rreth 100 njerëz me thirrje banale. Turp!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy