Balla: Kuvendi rol të veçantë në procesin e Integrimi europian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla: Kuvendi rol të veçantë në procesin e Integrimi europian

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka theksuar rëndësinë që po merr Kuvendi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me fillimin e negociatave.

“Kuvendi merr një rol edhe më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me fillimin e bisedimeve/negociatave. Në këtë perspektivë vijnë edhe ndryshimet në Ligjin për rolin e Kuvendit në këtë proces, ku do të propozohet të shtohet si funksion i Komisionit për Çështjet Europiane (aktualisht Komisioni për Integrimin Europian) edhe shqyrtimi i pozicioneve negociuese të Qeverisë. Qeveria do të paraqesë në Kuvend (KÇE) pozicionin e propozuar negociues, përpara përcaktimit/miratimit të pozicionit negociator për secilin kapitull. Komisioni për Çështjet Europiane do të japë rekomandime për pozicionet negociatore. Kjo është një përfshirje reale e Kuvendit, natyrisht edhe e opozitës, në procesin e negociatave”.

Balla është shprehur kështu gjatë një takimi zhvilluar në në Kuvendin e Shqipërisë me ambasadorë rreth ndryshimeve në Ligjin për “Rolin e Kuvendit të Shqipërisë në Procesin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Advertisement

Kuvendi merr një rol edhe më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me fillimin e bisedimeve/negociatave. Në këtë perspektivë vijnë edhe ndryshimet në Ligjin për rolin e Kuvendit në këtë proces, ku do të propozohet të shtohet si funksion i Komisionit për Çështjet Europiane (aktualisht Komisioni për Integrimin Europian) edhe shqyrtimi i pozicioneve negociuese të Qeverisë. Qeveria do të paraqesë në Kuvend (KÇE) pozicionin e propozuar negociues, përpara përcaktimit/miratimit të pozicionit negociator për secilin kapitull. Komisioni për Çështjet Europiane do të japë rekomandime për pozicionet negociatore. Kjo është një përfshirje reale e Kuvendit, natyrisht edhe e opozitës, në procesin e negocijatave.

Patëm një takim në Kuvendin e Shqipërisë me ambasadorët për t’i informuar mbi ndryshimet në Ligjin për “Rolin e Kuvendit të Shqipërisë në Procesin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Faleminderit ambasadorëve të nderuar Christiane HOHMANN, Elsa HÅSTAD, Reinout VOS, Christian Steiner, Peter Zingraf, Fabrizio Bucci, Konstantina Kamitsi, Peter Japelj, Elisabeth Barsacq, Ivaylo Kirov, Octavian Șerban, Zlatko Kramarić, zv/ambasador Ádám Lovassy për mendimet që ndamë sëbashku. Është shumë e rëndësishme mbështetja e Kuvendit me ekspertizë përgjatë këtij procesi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy