Balla në Kuvend: Për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, Berisha duhej të ishte para drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla në Kuvend: Për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, Berisha duhej të ishte para drejtësisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se Sali Berisha duhet të ishte sot para drejtësisë për parregullsitë e projektit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

 

Në 25 qershor 2009 keni qenë në mitingun e madh të fillimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. U inaugurua fillimi i rrugës dhe filluan u shembën shtëpitë. Pasi u fituan zgjedhjet e vitit 2009 qeveria e atëhershme dhe ARRSH bënë një tender për projektin. Atë e fitoi një kompani italiane e cila projektin e bëri nga zyra pa shkuar asnjë ditë në terren dhe territor. Rruga u bë pa studim gjeologjik, rrëshkiste vend e pa vend. Gjithë konkluzioni i projektit doli në një urë me 17 metra diferencë”, tha Balla.

 

Advertisement

Ai shtoi se shiriti i fillimit të punimeve në këtë rrugë u bë pa projekt e studim gjeologjik.

 

Të gjithë personat e përfshirë në një rrugë pa projekt duhet të ishin para drejtësisë. Për gabimet e qeverisë tuaj paguan shteti shqiptar”, tha ai.

 

Advertisement

Ndërkohë, Balla siguroi se kjo qeveri do ta mbarojë këtë rrugë.

 

Më në fund fillon bajpasi i Elbasanit. Qeveria ka bërë projektin dhe ka siguruar një pjesë të fondeve. Ky është investimi më i rëndësishëm. Për Korridorin 8 kjo qeveri ka gjithë meritën që e përfshiu në korridoret euriopiane. Po ashtu kemi dhe vijimin e investimit për rrugën që lidh Peshkopinë dhe Librazhdin”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy