Balla: Sulmi i Aleancës së Rublave kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla: Sulmi i Aleancës së Rublave kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të opozitës ku ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka denoncuar marrëveshjen për Portin e Durrësit duke e quajtur atë një mega aferë korruptive.

 

 

Balla është shprehur se koha kur Sali Berisha u vinte gjoba dhe u kërkonte përqindje investimeve të huaja në Shqipëri ka mbaruar njëherë e përgjithmonë.

Advertisement

 

 

“Sulmi i paskrupullt i Aleancës së Rublave dhe kujtdo tjetër që i mban ison Sali Berishës kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të Shqipërisë. Koha kur Sali Berisha u vinte gjoba dhe u kërkonte përqindje investimeve të huaja në Shqipëri ka mbaruar njëherë e përgjithmonë”, shkruan Balla.

 

Advertisement

 

Gjithashtu Balla ka publikur edhe një video, ku sic thotë Balla është historia e biznesmenit Zafar Ansarit, i cili në një intervistë të dhënë për një media kombëtare tregon se si Berishët i kërkuan 3% të investimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy