Balla takon Kryeministrin e Maqedonisës së Veriut: Të bashkëpunojmë për tu mbrojtur nga përpjekjet e rusisë për minimin e demokracisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla takon Kryeministrin e Maqedonisës së Veriut: Të bashkëpunojmë për tu mbrojtur nga përpjekjet e rusisë për minimin e demokracisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë qëndrimit në Shkup ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

 

Në fjalën e tij Balla theksoi se Ballkani i Hapur dëshmon çdo ditë të jetë instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

 

Advertisement

“Ndërsa Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur dëshmon çdo ditë të jetë instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë”, ka thënë Balla gjatë takimit.

 

Gjithashtu Balla theksoi edhe njëherë është shumë i rëndësishëm hartimi i strategjive të përbashkëta për të penguar sadopak Rusinë që të vijojë të minojë demokracinë në vend.

 

Advertisement

“Sfidat e reja të vendosura pêr shkak të ndërhyrjeve ushtarake ruse të pajustifikuara në Ukrainë kanë sjellë një impakt në rritjen e çmimeve, kriza energjitke janë sfida që ne mund t’i përballim nëse dimë të bashkëveprojmë edhe me fqinjët tanë. Sfidat me të cilat po përballemi na bëjnë të hartojmë strategji të përbashkëta, legjislacion të përngjashëm dhe këtu i referohem faktit që edhe Maqedonia e Veriut ka qenë pre e përpjekjeve të Rusisë për të minuar demokracinë, përmes financimeve drejt partive politike, mediave, duke sponsorizuar lajme te rreme dhe është shumë e rëndësishme që të pergatisim në kohë përmirësimet e legjislacionit për të penguar sadopak përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë” tha Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy