Balla uron ditën e Pavarësisë së SHBA: Pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike, SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla uron ditën e Pavarësisë së SHBA: Pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike, SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se për shqiptarët pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike, SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik.

 

Advertisement

“Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme”, shkruan Balla.

 

Sipas Ballës SHBA mbështesin forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri dhe ne i jemi mirënjohjes.

 

Advertisement

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱💯🇺🇸
GËZUAR DITËN E PAVARËSISË SHBA!

Për ne shqiptarët pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike, SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

Ndërsa kemi mundësinë të bëjmë bilancin e një shekulli, mund ta themi se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen Presidenti i SHBA, ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen SHBA ndaj Shqipërisë dhe cështjeve shqiptare. SHBA mbështesin forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri dhe ne i jemi mirënjohjes.

Advertisement

Një falenderim të merituar për të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri për punën e shkëlqyer si përfaqësues direktë të Presidentit të SHBA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy