“Ballkani i Hapur”, nisma nuk po nxit shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë, Serbisë dhe RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ballkani i Hapur”, nisma nuk po nxit shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë, Serbisë dhe RMV

“Ballkani i Hapur”, nisma rajonale Tiranë-Beograd-Shkup, nuk po prodhon efektet e pritura, së paku në aspektin ekonomik.

Dy vite pas “Mini-Schengenit” të firmosur në tetor të vitit 2019, muaj pas “Ballkanit të Hapur” të pagëzuar në korrik të këtij viti e një ditë para mbledhjes në Tiranë së udhëheqësve politikë të tre shteteve, iniciativa nuk ka nxitur shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, të dhënat më 11 muajt e këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ka mbetur në nivele të njëjta edhe me periudhën e para firmosjes së nismës.

Ndryshimi i vetëm është se Shqipëria ka thelluar deficitin tregtar me dy shtetet fqinje, duke u paraqitur inferiore si me Serbinë ashtu edhe me Maqedoninë e veriut.

Advertisement

Çalimi në funksionimin e “Ballkanit të Hapur”, studiuesi i ekonomisë Zef Preçi i shpjegon duke paralelizuar marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.

Lehtësimi në proceduarat e importeve dhe eksporteve; lëvizja e lirë e qytetarëve me letërnjoftim; tregu i përbashkët për 12 milionë banorët e tre vendeve; heqja e kontrolleve në pikat kufitare apo bashkëpunimi në parandalimin dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore janë disa prej marrëveshjeve të firmosura në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, të cilave pritet t’iu shtohen të tjera firma në 20 dhe 21 dhjetor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy