“Ballkani i Hapur”/ Rama: Procesi i Berlinit ka një problem, është iniciuar jashtë Ballkanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ballkani i Hapur”/ Rama:  Procesi i Berlinit ka një problem, është iniciuar jashtë Ballkanit

Në Tiranë po zhvillohet edicioni i 7 Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Tema e këtij edicioni përshkruan përpjekjet e përbashkëta të bashkëpunimit të 6 vendeve të Evropës Juglindore në angazhimin aktual të rimëkëmbjes dhe rritjes pas COVID-19.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te iniciativa ‘Ballkani i Hapur’. Ai tha se kjo nismë është vetëm njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit. Sipas Ramës, një Rajon pa barriera, është rruga e duhur drejt së cilës duhet shkuar.

Kriza energjike po godet të  gjithë Europën, veçanërisht ata vende që varen nga burimet e gazit. Europa varet rreth 95% te gazi që vjen në Evropë përmes destinacioneve të tjera. Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar qysh prej disa kohësh tashmë financimi dhe proceset operative për zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakord për këtë hartë është sfida, është një sfidë e madhe. Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jotarifore, është gjëja e duhur për t’u bërë për të ecur përpara. Ka opinione konfuze për Ballkanin e Hapur, por është frymëzuar nga Procesi i Berlinit dhe zhvillim i natyrshëm i Procesit të Berlinit, Instrument i krijuar në Rajon për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit. Procesi  Berlinit ka një problem, është iniciuar jashtë Ballkanit. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi vetëm te Ballkani. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy