Ballkani i Hapur/ Rama: Respektoj vendimin e Kosovës për të mos u bashkuar, akuzat ndaj BE janë fakte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ballkani i Hapur/ Rama: Respektoj vendimin e Kosovës për të mos u bashkuar, akuzat ndaj BE janë fakte

Pas samitit të Ballkanit Perëndimor Kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se respekton vendimin e Kosovës për të mos marrë pjesë në takimet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë theksoi se dyert do të jenë të hapura dhe se vendin e Kosovvës nuk e zë asksush.

 

“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vet për veten e vetë. Vendi për Kosovën është aty askush nuk e zë nëse nuk e zë vet Kosova. Nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për të thenë i kam thënë, ftesa është e hapur dhe respektoj vendimin e kosovës për ta lënë vendin bosh.” – tha Rama.

Advertisement

 

I pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat nga Bashkimit Europian për zvarritjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë E Veriut, Rama tha se nuk janë akuza por fakte. Thënë këto edhe nga vetë përfqësues të BE.

 

“Unë nuk akuzoj BE, skam asnjë akuzë përkundrazi unë jam një europian 100 përqind i përkushtuar si me BE si pa BE dhe për sa kohë BE është projekti më i madh që mendja politike ka krijuar është edhe destinacioni im dhe i yni nuk diskutohet. Nuk është akuzë është thjesht fakt që BE na ka zvarritur dhe nuk i ka mbajtur fjalët që ka dhënë në raport me procesin tonë të integrimit. E kanë thënë përfqësuersit e vet BE.” – iu përgjgij kryeministri gazetarëve.

Advertisement

 

“Kur të kthehei tani ndaloni dhe shikoni që ka një korsi të dedikuar të kanalit të gjelbër që kalojnë për Ballkanin e Hapur. Në të takim ka qenë pjesmarrja më e madhe dhe mbështetja shumë bindëse, ne jemi këtu edhe për të finalizuar doisa hapa të tjerë të rëndësishëm që do të hedhim në vijim në lidhje me sigurinë ushqimore. Do të të kemi një takim në Beograd që do të shoqërohet me një panair shumë të madh. Pastaj do të kemi edhe një session në Shqipëri për të ardhmen energjitike jo vetëm të vetvetes por edhe të rajonit” -vijoi më tej Rama.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy