Ballkani Perëndimor ‘i pashpresë’ përballë krizës demografike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ballkani Perëndimor ‘i pashpresë’ përballë krizës demografike

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një krizë emigracioni. Kjo është e dukshme në Maqedoninë e Veriut nga të dhënat e Censusit.

Vendi me 2 milionë banorë është tkurrur me të paktën 10% që prej regjistrimit të popullsisë në 2002.

Ekonomia e dobët dhe mungesa e investimeve kanë dëmtuar keq vendin që feston 30-vjetorin e pavarësisë me 1.8 milionë banorë.

Pas ndarjes nga ish-Jugosllavia, maqedonët shpresonin në integrimin e shpejtë në BE.

Advertisement

Por, rruga e RMV është bllokuar vazhdimisht gjatë dekadave të fundit, fillimisht Greqia dhe tani Bullgaria.

Situata është edhe më e keqe në Shqipëri. Rreth 1.7 milionë banorë të saj kanë lënë vendin gjatë 3 dekadave të fundit sipas të dhënave zyrtare.

Serbia gjithashtu po vuan nga emigracioni, pasi më shumë se 10 mijë doktorë kanë lënë vendin gjatë 20 viteve të fundit.

Në Bosnje-Hercegovinë, 400 mijë banorë janë larguar nga vendi gjatë 8 viteve të fundit.

Advertisement

“Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë prekur nga largimi i të diplomuarve. Arsyeja kryesore është ekonomia, por gjithashtu ka dhe arsye sociale”, shprehet Ilir Gedeshi, profesor ekonomie në Tiranë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy