Balluku: Rruga Elbasan-Qafë Thanë do zgjerohet me një korsi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balluku: Rruga Elbasan-Qafë Thanë do zgjerohet me një korsi

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në komisionin e Ekonomisë ka bërë të ditur se rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet edhe me një korsi.
Balluku u shpreh se zgjerimi i rrugës do të nis brenda vitit 2022.

“Ne kemi një projekt për rrugë shpejtësie, Elbasan-Pogradec-Qafë Plloçë, problemi është kjo rrugë do të kërkonte më shumë se 5 vite. Për këtë arsye është vendosur që në çdo rast rruga alternative për një rrugë kombëtare për të ardhmen është e domosdoshme. Ajo rrugë nuk mund të qëndroj më në ato parametra sepse është rrugë e rëndësishme dhe brenda vitit 2022 do të nis zgjerimi i kësaj rruge. Projekti po përfundon ka pasur një studim fizibiliteti. Zgjerim segmenti deri në Qafë Thanë, si në Qafë Thanë që ka zgjerim 2 korsi + 1 shtesë”, tha ministrja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy