Banka Europiane e Investimeve mbështet Bashkinë Tiranë; prioritet zgjerimi i Lanës dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Banka Europiane e Investimeve mbështet Bashkinë Tiranë; prioritet zgjerimi i Lanës dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Bankën Europiane të Investimeve po punon për realizimin e tre projekteve të rëndësishme për qytetin, mes të cilave zgjatimi i Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit, për të siguruar të njëjtin presion uji për gjithë Tiranën.Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se zgjatimi i Lanës është i domosdoshëm per një qytet që rritet çdo vit.

 

ERION VELIAJ – KRYETAR I BASHKISË TIRANË

“Aksi i Lanës është zgjatur vetëm nga ana lindore, tani duhet të zgjatet edhe në anën perëndimore, për t’u siguruar që Tirana sot ka shtyllën kurrizore të një qyteti 102 vjeç dhe jo të një qyteti 2 vjeç. Një qytet është i pashëndetshëm nëse nuk zgjaten akset rrugore dhe kur them aks, jo vetëm aksi i Lanës dhe i rrugëve, por edhe kanalizimet, i energjisë elektrike dhe mundësive të tjera të lëvizjes”, tha Veliaj.

Advertisement

 

Shefi i divizionit në Bankën Europiane të Investimeve, Matteo Rivellini, u shpreh se bashkëpunimi me bashkinë  e Tiranes nuk do te ndalet ketu.

 

MATTEO RIVELLINI – KREU I DIVIZIONIT TË BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE

Advertisement

“Ne jemi shumë krenarë për partneritetin me qytetin e Tiranës. Ju jeni duke bërë një punë të shkëlqyer për qytetin tuaj, për ta bërë atë edhe më vibrues, dhe uroj që çdokush ta vizitojë sa më shpejt. Ne jemi veçanërisht shumë krenar për projektet që ju sapo përmendët, për banesat sociale, mjedisi, uji. Këto janë projekte që janë në bërthamë të së ardhmes të BEI-t. Ne duam të kemi një shtrirje më efektive me vendet e tjera partnere të Bashkimit Europian dhe projektet që po zbatojmë me ju në Tiranë, në kuadër të zgjerimit gjeografik brenda EIB Global, janë realisht me rëndësi kryesore për ne dhe do të dëshironim t’i vazhdonim ato”.

 

Projekti i tretë i bashkisë së Tiranës me Bankën Europiane të Investimeve ka ne fokus banesat sociale, për te plotesuar nevojat per strehim ne qytet, nisur nga fakti se tirana rritet me mbi 30 mijë qytetarë në vit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy