Bardhi: Fokusi ynë të zgjedhjet e 14 majit, duhet të dalim më kandidatë të përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi: Fokusi ynë të zgjedhjet e 14 majit, duhet të dalim më kandidatë të përbashkët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka shprehur se PD duhet të dalë me kandidatë unik në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Bardhi deklaroi se foksusi i strukturave duhet të jetë vetëm tek zgjedhjet vendore të 14 majit dhe jo tek urrejtja.

 

“Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë partinë demokraktike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majt. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët”, deklaroi ai.

 

Advertisement

Të njëjtën linjë ka mbajtur dhe kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj duke ftuar kandidatët e dala nga Primaret t’i bashkohen. Ditën e sotme gupi i “Alibeajt” dorëzoi pranë KQZ kërkesën për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy