Gazment Bardhi do të mbledhë pasditen e sotme grupin parlamentar të Partisë Demoratike në selinë e PD-së. Sipas një njoftimi që u është dërguar deputetëve, mbledhja do të zhvillohet në orën 15:00.
Kjo do të jetë hera e parë që kjo mbledhje mbahet në selinë blu, që prej ndarjes së demokratëve në tre grupime.
“Të nderuar kolegë,
Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Bardhi.
Në këtë mbledhje do të diskutohet çështja e bashkimit të PD-së dhe mbetet për t’u parë nëse Gazment Bardhi do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha që zhvillohet nesër në orën 17.00.
Po ashtu, pritet të shihet nëse pjesë e diskutimeve do të jetë edhe aksioni opozitar, që do të mbahet në datën 20 shkurt, në kushtet kur lideri i demokratëve vijon të jetë në arrest shtëpie.
Drejtuesit e Partisë Demokratike prej një jave po takojnë strukturat pikërisht për tubimin e 20 shkurtit./vizionplus.tv