Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Rama largohet vetëm me pjesmarrje masive në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Rama largohet vetëm me pjesmarrje masive në zgjedhje

Gazment Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Aleanca jonë me ju është natyrale, do të sjellim bashkë ndryshimin.

Drejtuesi Politik për Qarkun, Gazment Bardhi dhe kandidati për deputet Luciano Boçi u takuan me të rinj të Elbasanit, ku shpallën angazhimet për ndryshimin që do të vijë pas 25 prillit, dhe ku bënë thirrje për pjesmarrje masive në zgjedhje.

Bardhi u shpreh se aleanca më natyrale e Opozitës dhe Partisë Demokratike është me të rinjtë.

 

Advertisement

“Ne kemi një koalicion natyral me rininë. Të rinjtë e kanë kuptuar momentin e rëndësishëm, historik ku ndodhemi. Pjesa dërrmuese duan të ikin. Një pjesë pret se ca do ndodhë me 25 prill. I vetmi i interesuar në Shqipëri që rinia të largohet, është Edi Rama. Ai e di se nga energjia, nga mendja dhe nga papajtueshmëria e rinisë me padrejtësitë, rrezikon pushtetin.Padrejtësi si goditja e familjes, dhe largimi i pjesës më vitale të shoqërisë që kanë ndodhur në këto 8 vite. Ndaj 25 prilli do të jetë referendumi i rinisë shqiptare kundër modelit që ka ofruar Edi Rama. Model që ka privilegjuar 10 vetë e ka lënë në varfëri e skamje shumicën e qytetarëve.

 

Sipas tij, i vetmi i interesuar që rinia të largohet nga vendi dhe të qendrojë larg kutive të votimit me 25 prill, është Edi Rama. Ai bëri thirrje për pjesmarrje masive, pasi kjo do të sjellë fundin e këtij modeli të keq politik.

 

Advertisement

Leksioni që rinia do i japë Edi Ramës do të jetë një mesazh i qartë edhe ndaj nesh që do të jemi në pushtet pas 25 prillit, që do të thotë se, nëse qeveria nuk kujdeset për të rinjtë, për familjet, për pensionistët, ndëshkohet me votë.Keni rol vendimtar për të luajtur. Qendrimi juaj larg kutive të votimit është interesi i Edi Ramës. Pjesmarrja sjell ndryshimin. Do jemi bashkë këto ditë, dhe do jemi sërish bashkë pas 25 prillit për të vënë në jetë planin që sjell ndryshimin në Shqipëri”, deklaroi Bardhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy