“Basha e Berisha, dy kufoma politike”/ Rama fton demokratët: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Basha e Berisha, dy kufoma politike”/ Rama fton demokratët: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e krijuar në selinë blu pas protestës së organizuar nga Berisha.

 

Duke i quajtur kufoma politike, Bashën dhe Berishën, kreu i qeverisë iu “shtrin dorën” demokratët që të bashkohen për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë.

 

Advertisement

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet. Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”, shkrua Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy