Basha i vetëm kundër të gjithëve, arsyet pse PD doli kundër marrëveshjes së Rithemelimit me qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha i vetëm kundër të gjithëve, arsyet pse PD doli kundër marrëveshjes së Rithemelimit me qeverinë

Me 110 vota pro, 1 abstenim nga Ermonela Felaj dhe 1 kundër nga Agron Shehaj, miratimi i amnistisë penale do i japë lirinë 700 të dënuarve, ndërsa 400 të tjerë do përfitojnë ulje dënimi.

Pas votimit, Lulzim Basha dhe deputetët e tij u larguan nga salla. Prej kohësh, ata kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe grupimit të Rithemelimit, ndërsa arsyet pse kanë dalë kundër, i saktësoi Rezart Kthupi, sekretar për çështjet ligjore në PD.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Roland Zilin, Kthupi foli edhe për reformën zgjedhore, ku tha se PD nuk ka çfarë të shtoj, pasi të gjitha propozimet e tyre, që janë bërë edhe publike, janë të draftuara. Ai madje shprehu bindjen se nga tryeza e “Zgjedhores” nuk do të dalë asnjë rezultat konkret.

Intervista e plotë:

Advertisement

Sot pamë zotin Basha që kundërshtoi me forcë variantin final të amnistisë penale: përse kjo marrëveshje sipas juah është pazar dhe goditje për drejtësinë?

Versioni fillestar i propozuar nga qeveria, nga Ministria e Drejtësisë ishte një version shumë i thjeshtë, i cili nuk kishte nevojë të prekej me përjashtim të propozimeve të bëra nga PD, për përfituesit nga viti 2017-2024. Drafti i qeverisë ishte shumë i mirë, në gjykimin tonë nuk kishte nevojë të ndërhyhej në atë draft. Gjatë konsultimit në Komisionin e ligjeve, erdhën disa propozime që ndryshuan në mënyrë rrënjësore atë që ishte thelbi i draftit. Po të shohësh draftin fillestar dhe atë të ndryshuar në Komisionin e Ligjeve, ndryshon logjika e përfshirjes në këtë amnisti, që janë personat që gjykohen apo hetohen GJKKO dhe SPAK. Këto janë elementë që kanë kaluar nga Komisioni i Ligjeve dhe ende nuk kemi një draft të konsoliduar në Parlament.

Deputetët nuk e kanë lëxuar fare këtë draft. Ka një propozim të palëve që nuk është reflektuar. Nëse flasim për procedurë parlamentare, amendimet bëhen ose në sallën e Kuvendit ose gjatë procesit në Komisionin e Ligjeve. Qëndrimi i PD me ligjin ka qenë gjithmonë i qartë.

PD zyrtare thotë se rithemelimi dhe qeveria ndajnë të njëjtin interes për të frenuar SPAK-un: ku e shikoni ju këtë? Ku e bazoni?

Advertisement

Ka disa informacione që vijnë në rrugë të pakonfirmuara dhe më pas u konfirmuan nga shtypi, ku është hequr neni që merret me fushën e veprimtarisë së SPAK dhe GJKKO. Ky nen është shumë i rëndësishëm. Nëse ky nen lihet jashtë amnistisë, do të thotë që një person që është nën hetim nga neni 75/a pika a, nuk përfiton nga amnistia, është mënyrë që këta persona të jenë pjesë e amnistisë. Ata që kanë kanë kryer korrupsion aktiv dhe pasiv, ata që kanë kryer shkelje të pabarazisë në tendera, janë vepra penale që i kryejnë zyrtarët do jenë në gjendje të përfitojnë nga amnistia ose ulje dënimi.

Grupi i dialogut në parlament do të realizojë edhe reformën zgjedhore: por ju keni vendosur të qëndroni jashtë: a është rruga e bojkotit më e mira që mund të ndiqet nga opozita në kushtet ku ajo ndodhet?

Ne nuk jemi prezent fizikisht në komision me këtë grupin e famshëm, sepse është një grup që është ngritur me një marrëveshje që ne nuk ishim palë. Duke mos ditur se kush janë detajet e kësaj marrëveshje, nuk mund të bëhemi palë e një farse. Në raport me reformën zgjedhore, ne gjykojmë që nuk do të prodhojë asnjë gjë. Nga ana politike, PD ka të depozituara në parlament të gjitha rekomandimet dhe propozimet në raport me reformën zgjedhore, që do të thotë ne çfarë kemi pasur për ta thënë për reformën zgjedhore, e kemi thënë publikisht dhe ligjërisht. Nëse ne do shkojmë në komision, do të themi ato gjëra që kemi thënë në mënyrë shteruese. Komisioni i ka të gjitha propozimet tina, të draftuara./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy