Basha ironizon vizitën e Ramës në Milano: Reciton për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha ironizon vizitën e Ramës në Milano: Reciton për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij

Kryetari zyrtar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me vizitën e Ramës në Itali dhe fjalimin që ky i fundit mbajti para shqiptarëve të Italisë në Milano.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Basha thotë se Rama është një “i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë”.

Sipas tij turi i Ramës në diasporë bëhet për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij.

Advertisement

“Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja.

Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur.

Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë.
Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët”, shkruan Basha ne Facebook. /vizionplus.tv/ 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy