Basha kërkon vetting të politikanëve dhe akuzon Berishën: T’i japim fund baltosjes e të dal kush është i korruptuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha kërkon vetting të politikanëve dhe akuzon Berishën: T’i japim fund baltosjes e të dal kush është i korruptuar

Lulzim Basha ka kërkuar sërish vetting për politikanët.

 

Në një postim në Tëitter, ai tha se hetimi pasuror do të tregoj se kush është i korruptuari i këtyre 32 viteve e kush jo.

 

Advertisement

Basha nuk nguroi të sulmonte edhe Berishën, për të cilin tha se po mban peng PD-në për interesa personale.

 

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.

 

Advertisement

Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë”, shkruan Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy