Basha: Mbështesim pa kushte SPAK, të shembet muri i pandëshkueshmërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Mbështesim pa kushte SPAK, të shembet muri i pandëshkueshmërisë

Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike mbështet pa asnjë kusht SPAK dhe kuftën kundër korrupsionit që ka nisur kjo strukturë.

Nga takimi që Basha pati me demokratët e Krujës, ai ironizoi Sali Berishën, i cili në mënyrë të vazhdueshme e quan SPAK një organizatë kriminale.

Kryedemokrati Basha theksoi se “na takon ne ti japim SPAK një mbështetje pa kushte për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë”.

“Tani që kjo punë ka nisur na takon ne si parti politike të hiqemi menjanë apo ta sulmojmë drejtësinë, apo na takon ne ti japim një mbështetje pa kushte për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë, për luftën pa kompromis kundër korrupsionit. Kjo është një pyetje që ndan shapin nga sheqeri, e ndan të bardhën nga të zeza. Nëse gjithë ditën thua jam kundër korrupsionit, Rama është më i korruptuar  në planet dhe pastaj thua SKAPI organizatë kriminale ku jemi? Kush do ta bëjë drejtësinë? Partia? Pa diskutim që jo. Askush nuk e ka çekun e bardhë. Të gjitha duhet të jenë në provë. Kjo është domethënia e shtetit të së drejtës.

Advertisement

Në momentin që ke mandatin detyra e institucioneve politike sic është PD, është të vendoset pro ose kundër korrupsionit. Nëse je kundër korrupsionit e ke me detyrim të jesh pro SPAK, pro hetimit të korruptuarve, pro dhënies fund të pandëshkuemshmërisë. Kjo është domethënia e qëndrimit tonë dhe e rreshtimit tonë në krah të SPAK pa kushte”, tha Basha./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy