Basha në Burrel: Gratë do paguhen njësoj sa burrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

• Basha takon një grup grash në Burrel: Një shoqëri është siç i trajton zonjat e saj. 8 vite gratë janë keqpërdorur si makijazh nga Rama. Shumica

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra të Burrelit për problemet me të cilat ato përballen në qytetin e tyre.

Kryefjala e shqetësimeve që ngritën, sipas PD,  ishte emigracioni i fëmijëve dhe e rinisë së Burrelit, qe vjen nga papunesia.

Basha tha se emigracioni shkakton plagë të madhe një herë tek nënat dhe gratë, pastaj për Shqipërinë. Për këtë ai shpjegoi planin e Partisë Demokratike që sipas tij, parashikon përmirësimin e kushteve gratë dhe për rininë në veçanti. Trajnimet profesionale, paga të barabarta me burrat janë vetëm disa nga pikat që synojnë të kthejnë dinjitetin e munguar të gruas shqiptare, shtoi lideri i opozites.

Advertisement

“ E kam thënë dhe dua ta përsëris: një shoqëri e përcakton përparimin e vet përmes shumë parametrave, por parametri kryesor është si e trajton gjysmën e saj, si e trajton gruan. Shoqëri me pasuri të mëdha natyrore që nuk dinë t’i japin gruas vendin që meriton mbesin në vend. Shoqëri shumë më pak të pasura me burime natyrore, por kur gruaja ka të njëjtën mundësi si burri, ku vajzat dhe djemtë kanë të njëjtën mundësi për të ecur përpara, ndërtojnë mirëqenie, ndërtojnë ekonomi, ndërtojnë një bashkëjetesë në harmoni, ecim përpara ekonomikisht, ecim përpara në shëndetësi, në arsim, në kulturë, dhe jetojnë në kushte shumë më të gëzueshme dhe shumë më harmonike sesa shembulli i parë që ju dhashë. Ku jemi në raport me këtë? Ku jemi në raport me këtë realitet? Ne kemi dëgjuar shumë fjalë. Në këto 8 vite janë bërë premtime pafund për çdo fushë të jetës e në veçanti për gruan shqiptare. Por në fakt realiteti është se papunësinë më të madhe e vuajnë gratë, se plagën e madhe të emigracionit që ka krijuar largimi i të rinjve e vuajnë nënat. Fakti është se si në çdo fushë tjetër të jetës dështimet e këtyre 8 viteve në raport me të drejtat e grave, me mundësitë e grave për punësim, me pagat e barabarta nuk mund të fshihen pas fasadës. Mund të marrësh 4 apo 5 gra dhe zonja dhe t’i keqpërdorësh për të treguar se gjoja t’i i respekton ato por sa kohë që ai që do të jetë model jo thjesht për vendimet që merr por dhe për sjelljen e tij, i pari i qeverisë, përdor gjuhë të papranueshme, fyese, denigruese ndaj bashkëpunëtoreve gra, ndaj gazetareve gra dhe ndaj grave në tërësi dhe për sa kohë fjalët nga veprat i ndan jo një det por një oqean atëherë këto 8 vite e kanë treguar fare qartë se çfarë bilanci sjellin, një përkeqësim në çdo fushë të pozitës së gruas në shoqëri. Jo më kot në programin tonë për qeverisjen e pas 25 Prillit gruaja zë një vend të veçantë dhe ne e kemi futur në program nën një titull mund të them i cili është i thjeshtë për t’u kujtuar “grua e fortë, Shqipëria e fortë”. Por nuk është i lehtë për t’u zbatuar. Që të zbatohet na duhet ndihma e të gjithë nënave, e të gjithë bashkëshorteve, e gjithë motrave dhe grave shqiptare e gjithë vajzave shqiptare. Na duhet në radhë të parë për të korrigjuar dështimin më të madh që është ekonomia. Një nga plagët më të mëdha të qarkut Dibër, pjesë e cilës është dhe Mati, është papunësia dhe tek papunësia dallojmë dy grupe të cilat janë më të gatitura, rinia dhe gruaja. Pothuajse 80% e grave të qarkut të Dibrës janë pa punë. Janë pa punë, të tjera janë llafe kot, janë fjalë kot. Edhe në qarqe të tjera papunësia e grave është shumë e lartë. Si do ta adresojmë ne këtë?Së pari, duke mundësuar nëpërmjet shtytjes pozitive, asaj që quhet diskriminimi, të trajnojmë dhe të ritrajnojmë, t’i japim mundësin për trajnim dhe ritrajnim profesional të paguara nga qeveria grave shqiptare, ç’ka është e domosdoshme për t’i përgatitur për tregun e punës dhe kjo do të ecë paralel me përpjekjet tona.Së dyti, duhet të garantojmë që ajo që shkruhet, të zbatohet. Shkruhet që për punë të barabartë gratë duhet të kenë pagë të barabartë me burrat. Ne e dimë fare mirë që ky nuk është realiteti, as në shtet, as në privat. Moszbatimi i këtij rregulli bazë, sjell si pasojë shfrytëzimin. Shfrytëzimin e gruas, gjysmës së shoqërisë e cila bën dyfishin e punës, kur është e punësuar, orarin e punës dhe pastaj pjesën tjetër të kohës ja kushton familjes, fëmijëve. ” – tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy