Basha nis turin në bazë, sot takon demokratët e Dibrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha nis turin në bazë, sot takon demokratët e Dibrës

Lulzim Basha është sot në Dibër. Burime nga PD bëjnë me dije se kreu i Selisë Blu, ka udhëtuar drejt qarkut veri-lindor me këresë së degës dhe demokratëve të atjeshëm. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik, por njëkohësisht për të punuar për afrimin edhe të atyre demokratëve që u u përdorën nga aksioni politik i Berishës. “Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim e të bëhemi bashkë”- tha Basha në mbledhejn e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, një nga çështjet që do të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një organizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e PD dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi që tejkalon marrëdhëniet klasike midis partive politike dhe grupeve të interesit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy