
Shfuqizimin e vendimit të Parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga ana e Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk e sheh si një humbje.
Për deputetin socialist Arben Pëllumbi, verdikti final i Kushtetueses do të zbatohet edhe pse shkeljet e kreut të shtetit sipas tij, janë të dukshme.
ARBEN PELLUMBI
DEPUTET I PS
Vendimi nuk komentohet. Ne gjykuam kështu, gjykata ashtu. Ideja ishte te renda apo jo. Ne i kemi thënë arsyet tona. Shkeljet janë.
Advertisement
Më i ashpër në qëndrim ishte deputeti Erion Braçe. Ai tha se Meta duhet të kërkojë falje dhe të tërheqë të gjitha akuzat në drejtim të gjyqtarëve të Kushtetueses.
ERION BRAÇE
AdvertisementDEPUTET I PS
Ska te humbur. Gjykata vendosi ashtu dhe vendimi është për tu zbaruar. A po pres qe ilir meta te dal sot e te lepije gjithe pështymat qe ka lëshuar ndaj gjykates.
Ndërkohë kreu demokrat Lulzim Basha, refuzoi të mbante një qëndrim për këtë çështje.
LULZIM BASHA
KRRYETAR I PARTISE DEMOKRATIKE
Advertisement
Nuk kam asnje koment per vendimin e kushtetuses. Per ne opoziten theksi rdhe sot edhe neser deri ne zbardhjen e plote te skandalit te ketyre 30 viteve te inceneratoreve eshte piroritet
Gjykata Kushtetuese e mori vendimin pak para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa theksoi se faktet e paraqitura nga Parlamenti nuk përbënin shkelje të rënda.