“Do ta shkërmoqim trekëndëshin e Bermudës”/Basha sulmon Berishën, Ramën dhe Metën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do ta shkërmoqim trekëndëshin e Bermudës”/Basha sulmon Berishën, Ramën dhe Metën

Lulzim Basha nuk la pa sulmuar fort edhe rivalet e tjerë politik Rama dhe Meta, të cilat duke I shtuar edhe Sali Berishën, ai e quan “Trekëndëshi i Bermudës”.

PD, tha Basha, është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës.

 

 

Advertisement

Partia Demokratike është e vendosur të përballet me këtë kastë që e do Shqipërinë të izoluar,

Por Partia Demokratike nuk mund ta pranojë këtë kurrë. Ne jemi vendosur të përballemi me ata që prej dekadash besojnë se mbijetesa e tyre personale është më e rëndësishme se mirëqenia e popullit tonë,

Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës dhe prodhimit të saj të fundit politik, regjimit të edi ramës përmes masakrës zgjedhore.

Që ethshëm ka synuar të cënonte ekzistencën dhe qendrueshmërinë e Partisë Demokratike. Nuk ia kanë arritur, e nuk do ta arrijë kurrë, sigurisht falë shumicës së anëtarëve dhe delegatëve të partisë sonë të mrekullueshme, që janë sot në këtë sallë e jashtë saj.

Advertisement

Ne kemi pasur probleme të shumta, por krenohemi që jemi partia e Dhjetorit  ’90, që i ka i mbijetuar 31 viteve lufte të ashpra kundër saj, nga e majta komuniste apo nga kollona brenda nesh, deri te tentativat e të korruptuarve apo krimit të organizuar për të na dobësuar, për të na demoralizuar apo për të çfunksionalizuar Partinë Demokratike.

 

Partia Demokratike, shtoi kryedemokrati,  është e vendosur të përballet me ktë regjim që e do Shqipërinë, sipas,  pa të drejta, pa liri, pa të vërteta.

 

Advertisement

Basha premtoi një realitet te ri politik per ti dhene fund sipas tij,mendësisë së të shkuarës komuniste, kultit të individit, konfliktualitetit që nuk ka lidhje me të djathtën, që nuk ka lidhje me qytetarinë

 

 

Partia Demokratike, unë personalisht, bashkë me ju kemi një mision të ri. Këtë mision mund ta realizojë vetëm me ju, duke hequr çdo pengesë, duke sfiduar cdo vështirësi. Ne duhet ti japim fund këtij tranzicioni të gjatë dhe rraskapitës.Unë ju bëj një thirrje sot që të bashkojmë energjitë, forcat, ëndrrat, pasionet, kompetencën, kapitalet njerëzrore dhe politike për t’i dhënë fund tranzicionit.Dhe ky kapitull mund të përmbyllet nëpërmjet shkallmimit të trekëndëshit të Bermudës dhe regjimit Rama, politikanëve më jetëgjatë, që kanë dominuar jetën politike të këtyre 30 viteve, nga majat e institucione të shqiptarëve.Që ndajnë përgjegjësi për varfërinë, mungesën e garës dhe tregut të lirë, për shpopullimin e Shqipërisë dhe stresin e qytetarëve
Që me padurim presin një dritë në fund të tunelit, përgjegjës për pengimin e intelektit shqiptar në këto tridhjetë vite për të shkuar përpara, përgjegjës për korrupsionin galopant, përgjegjës për lidhjet e politikës me krimin, përgjegjës për kulturën e hajnisë dhe shpifjes.Ky vërtet është misioni im, i juaji dhe i Partisë Demokratike.Që ti japim fund tranzicionit duhen goditur arkitektët e kapjes së shtetit duke nisur nga regjimi në fuqi, ku cdo gjë është e kapur, nga ekonomia, tek institucionet dhe mediat.Ku vetëm fasada është demokratike dhe gjithë mekanizmi mbrapa është është korrupsion, ligësi, prapambetje. Shpërbërja e këtij trekëndëshi është misioni jonë i parë.E që ky realitet i ri politik tek i cili po shkojmë, të na gjejë të përgatitur, ne duhet ti japim fund brenda nesh mendësisë së të shkuarës komuniste, shpifjes, lincimit, kultit të individit, konfliktualitetit, e të mos biem kurrë në retorikën e frymëzimit punist që nuk ka lidhje me të djathtën, që nuk ka lidhje me qytetarinë.Ne duhet të ndahemi nga kultura enveriste, manifestimin e të cilës në mënyrë sintetike e pamë si një film me xhiro të shpejtë këto 90 ditë, deri në tubimin e paligjshëm të 11 dhjetorit ku u krijua oragnizata e parë antiamerikane në hapësirën shqiptare.E cila nuk ka si qëllim kthimin e demokracisë, por ngritjen e një muri për të penguar erën e re që po fryn nga perëndimi.Ndaj pa asnjë iluzion, na takon ne të prijmë përballjen me partinë shtet, me qeverinë më të korruptuar në Europë, na takon ne t’i presim fijet e krimit dhe paligjshmëritë që e kanë kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër të kontinentit.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy