Basha pas dëshmisë në Prokurori: Autorët e dhunës së 8 janarit të vihen para drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha pas dëshmisë në Prokurori: Autorët e dhunës së 8 janarit të vihen para drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përfundon dëshminë në Prokurori, ku u mor në pyetje lidhur me protestën e 8 janarit.

Në një komunikim për mediat, kryedemokrati u shpreh se ka kërkuar që të vihen përpara përgjegjësisë autorët që shkaktuan dhunë dhe kaos para selisë blu.

Advertisement

Ai shtoi se demokratët u përdorën si fasadë më 8 janar, dhe se demokratët ndodheshin përballë një sulmi të dhunshëm barbar.

“Egozimi pa kufi po i Sali Berishës po shkakton shumë dëme PD-së për interesa të tij personale. Kërkoj zbardhjen e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë të organizatorëve frymëzuesve të dhunës, e të jemi një orë e më parë në krye të betejës që ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth. Kohë e çmua mediatike që duhet të vihej në dispozcion të të mirës publike, kjo prokurori duhet të vlonte nga të arrestuarit për afera korruptive. Me gjuhën e dhunës Sali Berisha është përpjekur që ta frenojë këtë. Demokratët ja kanë dalë që të tregojnë se nuk mund të bëhen pjesë e inskenimit të dhunës. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe e mençur. Kështu duhet ta shihni 8 janarin jo si një ngjarje izoluar por si një pjesë e një grupi njerëzish që duan ta mbajnë për interein tyre personal. Nga ana tjetër janë shqiptarët dhe demokratët që duan ndryshimin dhe jemi të vendosur që mos të lëshojmë pe. E sotmja si 8 janari kanë hyrë në historinë e demokratëve si ditë të dhimbshme”, u shpreh Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy