Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar: Nuk kanë kërkuar as koka truku, as justifikime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar: Nuk kanë kërkuar as koka truku, as justifikime

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në një prononcim për mediat.

 

Mbledhje e grupit të PD, zgjati për rreth 6 orë ndërsa u shoqërua me debate të forta mes demokratëve. Basha tha se sot grupi parlamentar bëri një analizë të gjatë të gjendjes për të parë mundësitë e bashkimit të demokratëve.

 

Advertisement

“Sot grupi ka bërë një analzië të gjendjes së partisë dhe ka parë mundësitë e bashkimit të demokratëve. Nuk kanë kërkuar as koka truku, as justifikime. Për mua më e rëndësishmja është bashkimi i demokratëve. Jam në dispozicion të zgjidhjes me githçka kam në dorë”, tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy