Basha pret ambasadorin Dr.Christian Steiner: Mbështetja e Austrisë nuk mungon!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha pret ambasadorin Dr.Christian Steiner: Mbështetja e Austrisë nuk mungon!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim me ambasadorin e Austrisë, Dr.Christian Steiner.

Basha bën me dije se i shprehu mirënjohjen Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë.

“Kënaqësi të prisja ambasadorin e Austrisë, Dr.Christian Steiner! Miqësia historike midis dy vendeve tona ka qenë një aset i çmuar në rrugëtimin e Shipërisë në arenën ndërkombëtare, prej ditëve të para të shtetit tonë. Mbështetja e Austrisë nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit. Ndaj i shpreha mirënjohjen tonë Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy