Basha: Qeveria ime do mendojë për njerëzit, në 25 prill nuk fitoj unë, por Shqipëria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Qeveria ime do mendojë për njerëzit, në 25 prill nuk fitoj unë, por Shqipëria

Lulzim Basha ishte këtë të premte për vizite në një familje me të ardhura të pakta në Lundër. Ai shpjegoi familjes programin “Shqipëria fiton”.

Kryedemokrati tha mes të tjerash se familjes i duhet dhënë vëmendja që meriton dhe PD , sipas tij, I ka dhënë vëmendje të veçantë familjes në planin që ka bërë.

Ai shtoi se nga momenti që lind deri në 5 vjeç, çdo fëmije muaj për muaj do të marrë nga 30 mijë lekë të vjetra, raporton Vizion Plus.

Basha theksoi se në zonat rurale është krijuar një prapambetje në arsim në raport me qytetet.

Advertisement

Lideri i opozitës premtoi se deri në klasë të 9-të tekstet do të jenë falas ndersa për studentët nga familjet që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj, do financohet 100%  tarifa e studimeve.

 

Me 25 Prill nuk bëhet fjalë për fitoren e një njeriu apo të një partie apo të një koalicioni, bëhet fjalë për fitoren e çdo shqiptari. Për 5000 çifte të reja në vit qeveria që do t’ju paguajë 100% interesat e kredisë. Parimi themelor është që qeveria do të mendojë për njerëzit. Më 25 prill do të fitojë SHqipëria.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy