Basha “shpërthen” ndaj Berishës: Sulme të turpshme dhe gjuhë të poshtër ndaj demokratëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha “shpërthen” ndaj Berishës: Sulme të turpshme dhe gjuhë të poshtër ndaj demokratëve

Gjatë një interviste për Vizion Plus, me gazetaren Olta Blaceri, kreu i PD, Lulzim Basha ka “shpërthyer” ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

 

Basha u shpreh se Berisha po përdor një gjuhë të poshtër, denigruese e cila, sipas tij, ia kalon edhe sulmeve që Edi Rama bën ndaj të njëjtëve persona.

 

Advertisement

Ai theksoi se Berisha ka zgjedhur që të bëjë gjithçka për ta përdorur Partinë Demokratike edhe demokratët si mish për top për hallet e veta.

 

Pyetja: Do të doja të kthehesha pas, në 9 shtator në fakt kur ju vendosët pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Aso kohe ju deklaruat, rrugëtimi i Sali Berishës në politikë, nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik. Sot në fakt ju flisni për përjashtimin e Sali Berishës, çfarë ndryshoi në këto dy muaj e gjysmë.

 

Advertisement

“Nuk flas për përjashtimin e Sali Berishës, unë flas për zbatimin e statutit ndaj çdokujt, qoftë ky dhe Sali Berisha, e para. E dyta, ajo që ka ndodhur është e qartë, këto dy muaj kohë Sali Berisha nuk i shfrytëzoi për të bërë të vetmin akt që prisnin dhe meritonin demokratët. Dhe që ai e premtoi në verë që mos të përfshinte Partinë Demokratike dhe as grupin parlamentar, që ka një detyrë shumë të rëndë dhe shumë të rëndësishme para demokratëve dhe shqiptarëve, përballjen me regjimin e Edi Ramës, përballjen me masakrën zgjedhore, përballjen me përditshmërinë e shqiptarëve që është një vuajtje e pafund nga ky regjim.

 

Përkundrazi, iu mbivendos kësaj detyre parësore të Partisë Demokratike dhe në dy muaj kohë, në vend që ta përdorte për të bërë atë që priste çdo demokratë, një qëndrim dinjitoz, ashtu siç e premtoi në një distancim nga Partia Demokratike, nga grupi parlamentar për ta vazhduar betejën e tij të cilën ka vendosur ta ndjek në rrugë ligjore, sepse është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneri strategjik i Shqipërisë, partneri strategjik i Partisë Demokratike në 30 vite. Përkundrazi, e përdori këtë kohë për të shpalosur anët e tij më të errëta.

 

Advertisement

Siç kemi parë gjatë ditëve dhe javëve më të fundit, me kulturën e linçimit dhe sulmeve më të turpshme, më të ulëta, përfshirë ndaj drejtueseve gra demokrate që nuk mendojnë si ai. Me një gjuhë të poshtër, denigruese e cila i ngjan, madje mund të them në disa aspekte ia kalon edhe sulmeve që Edi Rama bën ndaj të njëjtëve persona. Prandaj, gjithçka ka ndryshuar që nga 9 shtatori.

 

Rruga që Sali Berisha ka zgjedhur nuk ka asnjë lidhje më me vlerat dhe parimet për të cilat qëndron kjo parti, e ka bërë këtë sepse dëshiron, ka zgjedhur që të bëjë gjithçka për ta përdorur Partinë Demokratike edhe demokratët si mish për top për hallet e veta. Këtë nuk mund t’ia lejoj dhe t’ia fal asnjë demokrati të ndershëm”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy