Basha s’kursen akuzat: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës që t’ja çojë Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha s’kursen akuzat: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës që t’ja çojë Ramës

Kreu i PD Lulzim Basha ka ripërsëritur se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama janë bërë bashkë me një qëllim, për të shkatërruar Partinë Demokratike.

 

Gjatë nja takimi me demokratët në Tiranë, Basha tha se nuk mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Berishës të marrë vota dhe t’i çojë te Edi Rama.

 

Advertisement

“Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur duke mos u future në betejë. Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marri prap vota demokratësh dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. O me demokratët dhe për demokratët, ose me Ilir Metën për Ramën. Shikoni si bëhen bashkë ku i cenohen interesat. Në vitin 2018 Berisha dhe Meta firmosë dhe sot janë kundër vettingut. E kanë bërë malin e akuzave lundër meje më të lartë se mali i Dajtit.

 

Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Ejani me mua në SPAK, të gjithë. Atje të bëhet vettingu i politikanëve, të bëhet vettingu pasurisë së familjeve të çdokujt. Thonë jo se duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës. Duan të fshehin qeverisjen më të korruptuar dhe më të dështuar që ka patur ky vend dhe kjo propagandë mundohet ët fshehë faktin se Edi Rama, Sali berisha dhe Ilri Meta janë bërë bashkë për të shkatërruar PD”, tha Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy