Basha takim me të rinjtë/ Reagon FRPD: Po përdorin logon e organizatës tonë për të zhvilluar një shfaqje teatrale’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha takim me të rinjtë/ Reagon FRPD: Po përdorin logon e organizatës tonë për të zhvilluar një shfaqje teatrale’

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me takimin e organizuar nga kreu i PD, Lulzim Basha me të rinjtë e FRPD.

 

Në reagimin e Forumit Rionor thuhet se ‘deputeti Lulzim Basha dhe mbështetës të tij po përdorin logon e organizatës tonë për të zhvilluar një shfaqje teatrale’.

 

Advertisement

“Në bazë të deklaratave tona të mëparshme, ne i qëndrojmë çdo vendimi të marrë nga kryesia e FRPDSH në lidhje me procesin zgjedhor, i cili po ashtu do të udhëhiqet nga grupi i punës i ngritur prej kryesisë së kësaj organizate.

 

Procese të tjera paralele që zhvillohen nga humbësit kronikë të çdo gare në PD janë ilegjitime dhe të pabazuara në statutin e FRPD. Ato nuk i shërbejnë askujt. Si organizatë partnere e Partisë Demokratike, ne nuk mund të lejojmë të keqpërdoremi për interesat e atyre që janë shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar dhe më pas nga anëtarësia.

 

Advertisement

FRPD fton gjithë të rinjtë që të mos bien pre e mashtrimeve të një deputeti, i cili ka humbur arsyen dhe llogjikën”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy