Astrit Jegeni dhe Fatos Mehmetaj janë dy kandidatët e përzgjedhur nga zgjedhjet që u mbajtën në degën nr.1 në Tiranë.
Zgjedhja e tyre, për kreun e PD-së Lulzim Basha është një moment që pak kohë më parë nuk imagjinohej që një proces i tillë të ishte në përfundim, duke pasur parasysh 2 vite e gjysëm “luftë” brenda demokratëve.
Në fjalën e tij, Basha theksoi se shkëputja nga e kaluara do të jetë e vetmja mënyrë që do sjellë fitoren e demokratëve, teksa shton se e gjithë beteja po bëhet që rinia demokrate të dalë në rreshtin e parë.
“Kjo degë vjen në këtë moment pas 2.5 vite agresion ndaj vlerave e parimeve të rrënjosura në ne si demokratë. U adoptua gjuha e kundërshtarit politik për te sulmuar demokratët pasi zgjodhën të qëndrojnë krah vlerave të perëndimit dhe krah aleancës me SHBA.
Ndaj ka qenë kaq e vështirë. Shumëkush do të kishte vëmë bast se kjo mbrëmje nuk do të vinte. Mesa duket u prit ky moment i skadimit të oportunistëve të PD për të nxjerrë në p-ah vlerat dhe virtytet e PD.
Beteja po bëhet që rinia demokrate të dalë në rreshtin e parë.
Nëse doni të mundim Ramën duhet të shkëputemi nga aspektet e së kaluarës që na mbajnë mbërthyer para syve të shqiptarëve, por dikush zgjodhi rehatinë dhe karrigen. Ka edhe një aspekt tjetër, 15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mban vulën e demokratëve shqiptar, jo vulë të personalizuar”, tha Basha./vizionplus.tv