Basha “uron” zyrtarët e korruptuar: Zoti u shtoftë panikun dhe ankthin nga SPAK e u lëntë pa gjumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha “uron” zyrtarët e korruptuar: Zoti u shtoftë panikun dhe ankthin nga SPAK e u lëntë pa gjumë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar nga SPAK që të vijojë hetimet për zyrtarët e korruptuar. Në një dalje për mediat nga selia, Basha u shpreh se ndonëse SPAK nuk është perfekt deri tani në punën e tij, është shpresa e vetme e qytetarët për të ndëshkuar të paprekshmit.

Teksa shprehu mbështetjen pa kushte ndaj SPAK, Basha bëri edhe një urim për ata që ka kapur paniku dhe ankthi nga hetimet: “ja u shtoftë zoti panikun dhe ankthin e zoti i lëntë pa gjum”.

Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur që është vënia para drejtësisë e zyratrëve kanë ndërmend të përgjigjen me presion nga gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të përgatiten me kundështimin më të fortë të PD dhe aleatëve tanë. SPAK dhe reforma në drejtësi nuk është perfekte, por është i vetmi shans për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Unë mbështes pakushte SPAK. Pushtetet nuk janë aty për ti vënë kushte njëri-tjetrit por të kontrollojnë njëri –tj sipas kushtetutës.

Nëse i ka kapur paniku nga hetimet, urimi im dhe i ccdo shqiptari është: ja u shtoftë zoti panikun dhe ankthin e zoti i lëntë pa gjum. Nëse nuk keni panik, atëhere mënyra për ta trajtuar këtë është brenda rendit kushtetues. Nuk ka nevojë të shpikim instrumenta për të qetësuar disa persona që kanë frikë e ankth”, tha Basha./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy