“Bashës i morën bukën me reçel nga dora”/ Analisti ironizon PD-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Bashës i morën bukën me reçel nga dora”/ Analisti ironizon PD-në

Situata e ndërlikuar brenda Partisë Demokratike ka ndarë në dy grupe demokratët, ndërsa tensionet janë edhe më të larta para 3 marsit, kur Apeli do vendosë se kujt do i japë vulën dhe logon.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, analisti Plator Nesturi ka ironizuar situatën në kampin blu, ndërsa në mënyrë figurative thotë se Bashës i morën bukën me reçel nga dora.

 

Advertisement

Ndarja e partisë në dy grupe sipas analistit po i shërben vetëm qeverisë.

 

Ajo që shikoj unë është pikërisht fakti që më së paku flitet për zgjedhjet elektorale sesa për betejën e brendshme.

 

Advertisement

Gjithçka ka nisur si një betejë brenda tyre. Kishim një Lulzim Basha që ja morën bukën me reçel nga dora në mënyrë figurative, duke i marrë korrpusin e partisë. Kjo nuk zgjidhi problematikën e asaj që quhet pjesa legale, pra nuk pati vullnet për të bashkuar të dyja palët.

 

Kishin gjithë kohën e duhur për të zgjidhur çështjen e gjykatës me konsensus, por mendoj që ju ka munguar ka qenë analiza e thellë pse erdhi e gjithë kjo gjëja. Çështja Berisha, non grata, ndikon për mënyrën si do rrjedhin gjërat. Unë shikoj që në aspektin e përgjithshëm shikoj një Ramë që mund t’i interesonte një Berishë në krye të detyrës sesa pjesa tjetër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy