Bashkia e Tiranës miraton rregulloren për shortin e përfituesve të procesit të rindërtimit, Veliaj: Gjithçka transparente, askush s’mund të ankohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkia e Tiranës miraton rregulloren për shortin e përfituesve të procesit të rindërtimit, Veliaj: Gjithçka transparente, askush s’mund të ankohet

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar Rregulloren “Për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit”. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i rregullave, procedurave dhe standardeve për organizimin dhe hedhjen e shortit publik për ndarjen e banesave, apo apartamenteve në objektet e reja të banimit.

Rregullorja është zbatuar për herë të parë në Vaqarr, ku u dorëzuan dje edhe 20 banesat e para për familjet përfituese nga Programi i Rindërtimit në këtë lagje të re të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë procedurë mjaft transparente dhe tha se e tillë do të ndiqet edhe në lagjet dhe njësitë e tjera të reja që po ndërtohen në Tiranë.

“Patëm një shembull konkret ku të gjitha familjet që morën pjesë në short e panë që ishte në mënyrë transparente, u filmua. Disa prej jush zgjodhën që të ishte fëmija që të merrte goglën, që askush mos të thotë “pse më ra në këtë kat, ose në këtë kënd”, por t’ia lëmë realisht një sistemi jo me të njohur, jo me miq, jo me shkes, por realisht një sistemi rastësor në mënyrën se si ne ndajmë këto shtëpi. Fakti që funksionoi perfekt në Vaqarr nuk ka asnjë arsye pse të mos funksionojë perfekt edhe në Kombinat, edhe te “5 Maji””, u shpreh Veliaj.

Procedura e shortit është publike, e hapur dhe transparente dhe realizohet në prani të subjekteve përfituese, sekretariatit dhe personave të tjerë të ftuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy