Bashkia Pukë thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjen gjatë natës, mos kaloni mbi ura këmbësorësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkia Pukë thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjen gjatë natës, mos kaloni mbi ura këmbësorësh

Bashkia e Pukës njofton se gjendja në atë qark është tepër e rënduar për shkak të motit të keq.

 

Në një shënimi në faqen zyrtare në “Facebook” thuhet se reshjet intensive të shiut kanë sjellë prurje inertesh, të cilat kanë shkaktuar rrezikshmëri në qarkullim.

 

Advertisement

Ndërkohë, pushteti lokal iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve që të mos qarkullojnë natën dhe të mos kalojnë mbi urat, pasi prurjet e shumta mund të shkëpusin këmbëzat e saj.

 

Njoftimi i plotë:

Të nderuar banorë të bashkisë Pukë!

Advertisement

Nisur nga fakti se reshjet intensive të shiut po vazhdojnë ashtu si në të gjithë vendin edhe në territorin e bashkisë Pukë, çfar në disa zona po shkakton dhe prurje masive inertesh, duke shkaktuar rrezikshmëri kryesisht për qarkullimin.

Ju lutemi, gjatë natës në vijim, eviton levizjen sa të jetë e mundur, në të gjithë territorin e bashkisë.

Eviton në menyre apsulute levizjen mbi urat këmbësore, prurjet e mëdha mund të rrezikojnë shkëputjen e tyre. Ështe e domosdoshme shmangia e qarkullimit gjatë natës në aksin rrugor Kryqëzim Hadroj – Gjegjan – Mirditë për shkak të gurve dhe prurjeve të tjera inerte mbi trasen e rrugës. Bashkia Pukë ka njoftuar ARRSH për situaten në këtë aks rrugor.

Deri në oren 21:00, sipas informacionit nga njësitë administrative, paraqitet kjo situatë:

Advertisement

GJEGJAN: Ka rreshqitje dhe prurje të vazhdueshme në rrugen e Meshurdhit, Kaqinarit, Sherrajve, Mesulit. Në fshatin Dom prurjet e mëdha të lumit Fan kanë sjell gërryerjen e disa tokave bujqësore. Në fshatin Gojan i madh prurjet ujore kanë deportuar në një banesë, por fatmirsisht tashmë prurjer janë devijuar dhe nuk përbëjnë problem për banesen.

QELËZ: Prurjet ujore në sasi të mëdha kanë sjell rreshqitje dhe demtime në disa akse rrugore që lidhin fshatrat e kësaj zone. I pakalueshëm është një segment që lidh një pjesë të fshatit Mardhnaq. Rruga që lidh fshatin Ukth me varrezat është bllokuar si pasojë e rreshqitjes nga skrapata.

LUF-QERRET: Deri tani raportohet e dëmtuar ura pasarelë e fshatit Kaftall. Ka rreshqitje inertesh në disa akse rrugore, por janë të kalueshme të gjithë rrugët e fshatrave që nuk përshkohen nga prurje ujore të mëdha.

RRAPE: Raportohet i bllokuar aksi rrugor i fshatit Meqe. Është dëmtuar një urë këmbësore që sherben për lidhjen e dy familjeve në fshatin Kabash.

Advertisement

Deri në këto momente nuk ka demtime ujsjellesish, institucionesh shendetësore dhe arsimore në të gjith territorin e bashkisë Pukë.

Po monitorohet situata në zona me rrezikshmëri rreshqitjesh në fshatin Shkozë, Rrape e Qelëz.

Sipas strukturave shëndetësore.Qendrat Shëndetësore

në Gjegjan, Qelëz e Luf, funksionojnë 24 orë dhe kanë furnizimet e nevojshme me medikamente.

Advertisement

Shërbimi Spitalor i Pukës, krahas autoambulancave të turnit ka aktivizuar dy mjetet të tjera autoambulancë për përballimin e rasteve urgjente në terrene të vështira.

Për raste të bllokimit, bashkia Pukë ka autorizuar perdorimin e një mjeti të Sherbimit Zjarrfikës, i përshtatshëm për përballimin e situatave dhe terreneve të vështira.

Nëse ju duhet ndihma e bashkisë Pukë gjatë këtyre ditëve me reshje intensive, kontaktoni numrin pa pagesë të Shërbimit Zjarrfikës pranë bashkisë, 128.

Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj ka aktivizuar Shtabin e Emergjencave, ndërsa ka urdhëruar kalimin në gadishmëri të Drejtorisë të Shërbimeve Komunitare, Policisë bashkiake, Shërbimit Zjarrfikës.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy