Bastexhiu kapi Milanin, kurse “Denaldit” i vunë prangat në Tiranë: Policia arreston 8 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bastexhiu kapi Milanin, kurse “Denaldit” i vunë prangat në Tiranë: Policia arreston 8 persona

Foto ilustruese 

Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona gjatë ditëve të fundit, të cilët janë kapur duke ushtruar aktivitetin e basteve sportive.

Në kuadër të operacionit “Last bet” u ndaluan Oligert Rozani, Fatjon Spahiu, Ergys Shollo, Bledar Mici, Alban Balliu, Nexhmedin Tola, Ilion Mile dhe Olsi Hasa.

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Advertisement

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Last bet“, njofton policia.

Mes personave të arrestuar është edhe një user i quajtur “Denald”, i cili përdoret në celularin e kapur nga policia.

Advertisement

Në komunikimin që personi i arrestuar ka me bastexhiun, duket se ky i fundit ka parashikuar edhe fitoren e Milanit ndaj Udineses në 20 janar, por duket se ky ka qenë edhe “basti i fundit” për “Denaldin”. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy