Bastiset nga policia shtëpia e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, kërkohen vëllai dhe djali i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bastiset nga policia shtëpia e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, kërkohen vëllai dhe djali i tij

Policia e shtetit doli duar bosh nga shtëpia e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, në përpjekjen e radhës për të kapur dhunuesit e dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja në një lokal në Fushë-Krujë.

 

Pak ditë më parë, efektivë të shumtë policie zbarkuan në shtëpinë e Rrajës me një vendim gjykate që autorizonte kontrollin e imtësishëm, menjëherë pasi ai kishte lënë mandatin e deputetit.

 

Advertisement

Por brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme dhe as personat e shpallur në kërkim, djali i tij Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

 

Policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar. Aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.

 

Advertisement

Mesditën e 6 korrikut, anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre.

 

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por pas ngjarjes gurorja u bllokua.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy