Baza e NATO-s, Komandanti i Forcave Ajrore tregon rëndësinë strategjike të hapësirës ushtarake për operacionet e aleancës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Baza e NATO-s, Komandanti i Forcave Ajrore tregon rëndësinë strategjike të hapësirës ushtarake për operacionet e aleancës

Shqipëria dhe NATO rihapen sot bazën ajrore të Kuçovës, pas vitesh të tëra përpjekjesh për të rikthyer në jetë një pikat strategjike mbrojtesë . Në ceremioninë e inagurimit  ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e diplomatë dhe përfaqësues të lartë të aleancës veriatlantike.

Komandanti i Forcave Ajrore Ferdinant Dimo i ftuar në edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhiun dha më shumë detaje nga rëndësinë strategjike e hapësirës ushtarake për operacionet e NATO-s. Kapaciteti i forcave ajrore është rritur më shumë tha komandanti, teksa shtoi se instalimi i ri ushtarak do shërbejë për sigurinë kombëtare të vendit tonë.

Intervista e plotë:

Sot për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, por sidomos për ushtarakët është ditë e shënuar. Një bazë ajrore e NATO-s në Shqipëri. Po komandanti i forcave ajrore, për se është sot krenar?

Advertisement

Jam krenar për çdo gjë që kam bërë me trupat ajrore që drejtoj. Ajo që kemi bërë për bazën e Kuçovës është një krenari kombëtare. Kjo tregon besimin e aleatëve tanë, besim me punë, vullnet e dëshirën dhe përkushtimin u kemi treguar vendeve anëtare të NATO-s seriozitetin për të qenë aleat të devotshëm.

Dihet fati i forcave ajrore derisa u ndryshua regjimi. Mjete të vjetra, të lëna pas dore ose kontigjentë për skrap siç njihet ndryshe. Sot si është gjendja e flotës ajrore së Shqipërisë?

Transformimi ka filluar të ndodhë. Sot forcat ajrore ndihen të trasformuara dhe është rritur në disa kapacitetet të tjera. Ajo që dua të them është që instalimi ushtarak është modern dhe do u shërbej forcave ajrore të rajonit dhe bazë që do ofrojë kapacitetet e nevojshme për të kryer aktivitete operacionale.

Ka apo s’ka Shqipëria avion ushtarak, cila është prespektiva nga ana logjistike e fluturimit.

Advertisement

Ne kemi krijuar kapacitete të domosdoshme për ushtrim aktiviteti. Në bazën taktike të Kuçovës ka dronë që do kryejnë detyra specifike në interes të ruajtjes së territorit.. Ajo çfarë parashikon në periudhën afatshkurtër, janë sistemet mbrojtëse tokë-ajër, asete që do i shërbejnë vendin tonë

Të rinjtë që duan të bëjnë karrierë tek FA, ku do studiojnë ata?

Ne kemi marrëdhënie bilaterale me partnerët tanë, ku në shkollat e perëndimit përgatisim pilotë, inxhinierë fluturimi e tekninë. Sot janë 48 personelë që po trajnohen për tu shërbyer më së miri pajisjeve tona./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy