BE do prova për “drejtësinë”/ Hohmann: Presim rezultate për pastrimin e parave dhe luftën ndaj kanabisit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE do prova për “drejtësinë”/ Hohmann: Presim rezultate për pastrimin e parave dhe luftën ndaj kanabisit

Vetëm sundimi i ligjit do të vendosë për të ardhmen e afërt apo të largët të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

Me cilësimin, çështje kritike, amabasadorja e BE-së në Tiranë Christiane Hohmann ua bëri të qartë drejtuesve të institucioneve kryesore të drejtësisë se rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave janë vendimtare për ecurinë e negociatave anëtarësuese.

 

Advertisement

CHRISTIANE HOHMANN

AMBASADORE E BASHKIMIT EVROPIAN NE TIRANE

Së pari do të shikohet sesi po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë. Së dyti, do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Së treti, do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri e task forcës për aksionet financiare. Së katërti; do të duhet një angazhim në luftën kundër prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore. Së pesti, zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta.

 

Advertisement

Në mbyllje të mandatit të tij si kreu i SPAK, ku ende dosje të nxehta me të akuzuar zyrtarë ose ish të lartë të vendit vazhdojnë të mbeten në fazën e hetimit, Arben Kraja foli për seriozitet në hetimin e tyre. Madje tha se priten edhe rezultate.

 

Po aq në pritje të rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar është edhe Ministria e Brendshme për shumë të kërkuarin nga drejtësia Ervis Martinaj. Pas zhdukjes së të ashtuquajturit mbreti i lojrave të fatit, policia e shtetit ende nuk e ka një përgjigje të fundit, nëse është gjallë apo vdekur.

 

Advertisement

Në prezantimin e projektit të radhës së Bashkimit Evropian, EU4LEA,  me objektiv forcimin e shtetit të së drejtës, diplomatja e lartë bëri me dije së 4 dhe 5 nëntor në Tiranë do të zhvillohet samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku kryeçështja do të jetë drejtësia.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy