
Rreth 4,000 refugjatë dhe emigrantë të bllokuar në Bosnje dhe Hercegovinë, shumë prej të cilëve flenë jashtë, kanë nevojë për strehim, ushqim, ujë, kanalizime, kujdes shëndetësor, mbrojtje dhe veshje. Aktualisht, shumica e emigrantëve në Federatën e Bosnje Hercegovinës janë të vendosur në objektet e financuara nga BE.
Mbi 1000 prej tyre besohet se enden pa një vend akomodimi, duke u ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta.
Nga 2,200 refugjatë që përbëjnë 55 përqind të refugjatëve, janë të akomoduar në pesë qendra pritëse në kryeqytet, kantonet Sarajevë dhe Una Sana.
Fondi prej 2.5 milionë eurosh, i akorduar se fundmi nga Bashkimi Evropiando të përdoret në mënyrë të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve të pashoqëruar.
Që nga viti 2018, më shumë se 84,120 refugjatë dhe emigrantë kanë arritur në territorin boshnjak përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor që nis në Turqi me pas në Greqi dhe vijon nëpër Shqipëri e Malin e Zi.
Qeveria në Sarajevë ka marrë deri tani për strehimin dhe ushqimin e refugjatëve rreth 101.85 milionë euro.
Gjatë vitit 2021 nëpër Ballkanin Perëndimor, sipas të dhënat te siguruara nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së, kaluan kufirin ilegalisht 48,500 refugjatë të paligjshëm kryesisht sirianë, algjerianë dhe marokenë.
Maqedonia e Veriut deportoi së fundmi në Serbi 53 emigrantë nga India dhe 19 nga Kuba, të cilët do si shteti nga ata kanë hyrë ilegalisht. U arrestua shoferi qe i transportonte një shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Ky është grupi i tretë i madh i emigrantëve që zbulohet gjatë tre javëve të fundit. Maqedonia e Veriut ishte rruga kryesore për emigrantët që u përpoqën të shkonin nga Greqia në vendet më të pasura të Bashkimit Evropian, por për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kontrollit rigoroz në kufi ata po përpiqen të përdorin rrugën alternative nga Shqipëria dhe Mali i Zi.